Bebe Rexha pjesë e serialit të animuar të Netflix

Bebe Rexha është pjesë e “We The People”.

Seriali i animuar i gjigantit filmik Netflix, “We the People”, po vjen nga bashkëpunimi i Chris Nee, Barack dhe Michelle Obama.

Seriali në fjalë përmban 10 episoda, dhe vjen me intepretim të HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poetja Amanda Gorman.

Pjesëmarrjen në këtë serial e konfirmoi edhe vet Bebe me anë të një postimi në Instagram, ku u shpreh e lumtur që është pjesë e tij.

“Shumë e ngazëllyer të jem pjesë “We the people” me këngën “American Citizen” që vjen më 4 korrik. Faleminderit Netflix, Barack Obama, Michelle Obama”, shkruan ajo.

Në kanalin YouTube tashmë është publikuar trajleri i serialit, ndërsa fansat janë të ngazëllyer të shohin se çfarë do të përmbajë ai.