Bebe Rexha së fundmi e ka dhënë një intervistë për revistën e njohur “Nylon” .
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha po vazhdon suksesin e saj në tregun ndërkombëtar.
Ajo së fundmi ka dhënë intervistë për revistën “Nylon” dhe do të jetë në kopërtinën e saj në numrin e radhës.
Revista e ka cilësuar këngëtaren si artiste ambicioze dhe besimtare në astrologji dhe në perfeksionizëm.
Bebe ka treguar se si e mbron veten prej kritikave në rrjetet sociale si dhe familjarëve pas paraqitjeve kundërthënëse në video të nxehta.
“Ndonjë ditë jam e bukur, ndonjë ditë jam e shfrenuar. Nuk kam nevojë të jem vetëm një vajzë e bukur që bën një milion dollarë. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por dua të di se po bëj diçka në botë”, ka thënë ajo.
https://www.instagram.com/p/Bvt3ts_H1jD/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







