Bebe Rexha merr vëmendje me një video duke bërë ‘twerk’ në aeroplan

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaft e pëlqyer dhe ndiçet nga një numër i madh i njerëzve në rrjetet sociale.

Biondja, e cila në Instagram numëron 9.3 milionë ndjekës, publikon imazhe dhe video të ndryshme, teksa nuk i mungojnë edhe ato provokuese.

Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, derisa ka ndarë një video duke bërë ‘twerk’ në aeroplan dhe kjo nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendje, madje edhe pilotët janë kthyer duke e shikuar 30-vjeçaren, teksa tund të pasmet.

https://www.instagram.com/p/B2e7LsDlaR4/

Në ndërkohë, për vetëm një orë ky postim i artistes shqiptare ka marrë mijëra pëlqime e komente të ndryshme, duke e vlerësuar për jetën që bën.

Nuk është hera e parë kur Bebe qëndron në fokus me gjëra të tilla, pasi edhe javë më parë për ditëlindje ajo publikoi një fotografi tërësisht nudo, pavarësisht kritikave që mori.

E njëjta përkundër viteve thotë se ndihet në top formë dhe se në të tridhjetat është ‘dashnore’ më e mirë krahasuar me vitet që ka lënë pas.

Këngëtarja Rexha gjithashtu po vazhdon të jetë aktive me projekte e koncerte muzikore në vende të ndryshme të botës.

loading…