Bebe Rexha “lë pa fjalë” të ftuarit, paraqitje yjesh në dasmën e shoqes

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar në dasmën e mikeshës së saj, Paris Hilton.

Ajo ka qenë e ftuar në ceremoni së bashku me të dashurin e saj.

Bebe mahniti të gjithë me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik. Artistja shqiptare është dukur e mrekullueshme në fustanin e kaltër me prerje te pjesa e këmbës, i cili e bënte të dukej tejet elegante dhe shik.

Këngëtarja e hitit “Meant to be” u shoqëruar nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari, i cili gjithashtu dukej bukur i veshur me një kostum të zi.