Bebe Rexha “kopjon” Rina Balajn, reperja i çon një mesazh

Bebe Rexha së fundi ka ndryshuar përsëri stilin e flokëve, duke i bërë dy ngjyra bashkë, të kuqe dhe te zezë.

Së fundmi ajo u shfaq me disa fije të zeza që kombinoheshin me flokët e saj të kuq.

Ndryshimin e kanë mirëpritur adhuruesit e saj të cilët e komplimentuan këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare për “guximin” që ka për të eksperimentuar me pamjen.

Por jo vetëm fansat e saj e kanë bërë këtë, ishte reperja kosovare, Rina Balaj e cila e ka komentuar stilin e ri të flokëve të Bebes duke thënë se ishte ajo që më parë kishte një stili identik me këngëtaren shqiptaro-amerikane.

Ndërkaq Rina Balaj e cila kishte bërë këtë kombinim ngjyrash muaj më parë, reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Madje Rina ka publikuar një fotografi të vetën duke i vënë datën sipër për të dëshmuar që ajo kishte këtë ngjyrë që nga muaji qershor.

“A s’osht emocionuese kur ki mendimet e njejta me Bebe Rexhen?”, ka shkruar Rina duke e postuar poashtu fotografinë e Bebes në InstaStory.