Bebe Rexha këshillon të vendoset maska dhe të dezinfektohen duart

Bebe ka pozuar me maskë në fytyrë dhe duke dezinfektuar duart.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, po kujdeset ta ruajë veten dhe të tjerët ndaj virusit Covid-19.

Ajo madje ka këshilluar edhe ndjekësit e saj që ti vendosim maskat dhe ti dezinfektojnë duart.

“Një foto e imja duke dezinfektuar duart dhe mbajtur maskën”, ka shkruar Bebe në njërën fotografi ndërsa në tjetrën ajo u thotë ndjekësve “vendosni maskën”.

Bebe është po ashtu njëra ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore e cila nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen.

Bebe Rexha vazhdon ta shijoj suksesin e saj në muzikë ndërsa duke qenë se është person shumë e thjeshtë dhe e afërt me njerëzit ka arritur që rreth vetes të mbledh një numër të madh të fansave.