Bebe Rexha ka ambicie për aktore, kokuroi për të qenë pjesë e këtij filmi

Bebe Rexha ka folur haptas lidhur me ambiciet e saj për aktrim, ajo zbuloi se mori pjesë në audicionet për filmin “Hustlers”, por nuk e fitoi rolin.

Bebe Rexha iu bashkua Brooke Reese në “Beats 1” të Apple Music dhe këgëtarja e hitit “Meant To Be” zbuloi se provoi të bëhej pjesë e filmit të ardhshëm “Hustlers”, por nuk e fitoi rolin, shkruan Et Canada.

“Kam marrë pjesë në audicionet për një film kohët e fundit, por nuk e kam fituar rolin … Në audicionin për filmin ‘Hustlers’,” i tha Rexha, Reese. “Unë duhej të isha vajzë ruse, nuk e di kush … nga Nju Jorku. Por ja që unë nuk jam një aktore e mirë, nuk jam. ”

Bebe tha se një person ishte i lumtur që ajo nuk e fitoi këtë rol dhe ajo ishte nëna e saj.

Këngëtarja gjithashtu bëri të ditur se ka një rol të zërit në një komedi të animuar “UglyDolls”, e cila del në muajin maj.