Bebe Rexha fiton 5200 dollarë në lojëra të fatit në Las Vegas

Bebe Rexha i trajtoi mirë miqtë e saj me një drekë luksoze, pasi fitoi 5,200 dollarë në kumari, në Las Vegas.

Këngëtarja pëlqen të luajë lojëra elektronike në Sin City dhe gjatë një vizite të fundit – gjatë së cilës ajo performoi në Festivalin JBL, ajo përfundoi duke fituar një shumë të madhe parash në një aparat të lojërave të fatit, ku harxhoi mbi 500 dollarë duke provuar.

Dhe pasi fitoi shumën e madhe, këngëtarja e hitit “You Can’t Stop the Girl” nga filmi “Maleficent: Mistress Of Evil”, ishte më shumë se e lumtur për t’i trajtuar mirë miqtë e saj, me një darkë luksoze me asgjë të kursyer në tryezë, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për emisionin televiziv amerikan “Extra”, ajo zbuloi: “Unë isha duke humbur, humbur, humbur. Vendosa 100 dollarët e fundit dhe godita makinën dhe ajo fillon të çmendet dhe unë përfundova duke fituar 1,800 dollarë. Kështu që unë mora ato 1,800 dollarë, minus 500 që harxhova, dhe më mbetën 1,300 dollarë”, tha Bebe Rexha.

“Kështu që unë shkova në një tjetër aparat të lojërave të fatit dhe fitova rreth 1.200 dollarë … Unë shkova në “Wheel of Fortune” dhe fitova 3,000 dollarë, dhe pastaj fitova 2.500 dollarë, kështu që nuk e di se çfarë ishte ajo ditë fati për mua, por në total arrita të fitoj 8000 dollarë, por pastaj llogaritur me të gjitha ato që harxhova, në total mbeta me 5.200 dollarë, që nuk është aspak keq. Gjithmonë fitoj”, ka thënë tutje këngëtarja me prejardhje shqiptare.

“Të gjithë miqtë e mi ishin duke më thënë: Darka të takon ty, dhe unë ju thash: E sigurt”, tregoi tutje ajo për emisionin “Extra”.

Bebe beson se ajo është një lojtare fituese sepse është e guximshme në të gjitha aspektet në jetën e saj, përfshirë karrierën e saj në muzikën pop.

Ajo shtoi: “Unë ndërmarr rreziqe. Nuk kam frikë … edhe kur fillova në industri kisha vetëm 600 dollarë në llogarinë time bankare”.

Bebe Rexha muaj më parë mbushi 30 vite jetë, dhe gjatë karrierës së saj ajo ka publikuar hite të shumta si “No Broken Hearts” me Nicki Minaj dhe “Meant to be” me Florida Georgia Line.Ajo mezi pret të nis një turne muzikor e vetme, por e di që ajo ka fituar suksesin e saj për shkak të guximit dhe punës së palodhur.

Ajo tha: “Është shumë e vështirë në fillim, por unë jam mirënjohëse për këtë … E di që në moshën 15-vjeçare, sikur të kisha ditur se çfarë do të ndodhte, nuk do ta besoja kurrë atë”.

“Unë do t’i thosha Bebe Rexhës 15-vjeçare të merrte frymë thellë. Jam ndier gjithmonë sikur diçka nuk funksionon, ishte fundi për mua … Por gjërat shkuan për mirë pastaj”.

Si dhe duke pasur një epërsi për lojëra elektronike, artistja shqiptare gëzon gjithashtu blerjen e kartave të çmimeve “Lotto Scratch-Off”, për të parë nëse ajo mund të fitojë edhe ca para të tjera.