Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka marrë së fundmi pjesë në një aheng familjar në ShBA.

Ajo ka fejuar vëllain e saj, Florentin, dhe me këtë rast familja e saj realizuan një ceremoni tradicionale shqiptare.

Teksa janë argëtuar dhe dëfryer me këngë popullore, Rexha në një moment duket se ka vendosur “të qerasë” muzikën, siç është traditë.

@ballkani.info Bebe Rexha e kall atmosferen në fejesën e vëllait, e mbulon me para dhëndrrin dhe nusen #beberexha #fejesa #nusja #kosova🇽🇰 #atmosfera #muzik #shqipe ♬ original sound – Ballkani.info

Në një video e cila po qarkullon gjithandej në rrjetet sociale, këngëtarja e hiteve botërore mund të shihet teksa iu hedh para muzikës.

Ajo është dukur më se tërheqëse në një fustan të zi të gjatë, të zbukuruar me diamante te pjesa e dekoltesë.

Këtë dukje, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” ia kishte besuar kreatores së njohur nga Gjakova, Albina Dyla.

Bebe Rexha (Foto: Albina Dyla/Instagram)

Bebe Rexha përndryshe është fëmija i madh në familjen e saj dhe ka vetëm një vëlla më të vogël.