këngëtarja

Bebe Rexha e nisi vitin me valle midis Nju Jorkut

Bebe Rexha ndërrimin e moteve e ka pritur në Times Square, në Nju Jork.
Bebe Rexha mbrëmë ka performuar në Nju Jork me rastin e ndërrimit të viteve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përveç performancës, është argëtuar në maksimum bashkë me familjen dhe shoqërinë.

Në një video të postuar në Instagram, këngëtarja shihet duke vallëzuar në mes të Times Square, ndërsa po argëtohej në maksimum.

“Së pari të vallëzojmë në skenën e Times Square”, ka shkruar ajo.