Bebe Rexha dhe shqiptarët e “kallin” Nju Jorkun në Ditën e Pavarësisë VIDEO

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare që ditën e sotme (e shtunë) ka zgjedhur një veprim interesant.

Artistja ka zgjedhur që t’i bashkohet paradës së makinave, për të festuar kështu ditën e 28 nëntorit.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë video dhe imazhe ku shihet e veshur kuq e zi.

Ajo pati rastin të sjell pamje edhe nga makinat që kishin ‘bllokuar’ rrugët, ndërsa mbanin flamujt shqiptar.

Derisa ishte e mbështjellë me flamur, Bebe shihej duke bërtitur nga makina luksoze ku qëndronte.