Bilbao

Bebe Rexha dhe Dua Lipa hedhin valle në hotel pas gala mbrëmjes në “MTV EMA” (VIDEO)

Mbrëmë ka qenë një mbrëmje fantastike për shqiptaret në gala ndejën e “MTV EMA”.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të kësaj ngjarje botërore, e cila u mbajt në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Gjersa Dua ka fituar çmimin e parë në kategorinë e këngës më të mirë Pop, Rexha nuk ka arritur të fitojë pas nominimit për këngën më të mirë.

Por, kjo nuk i ka penguar dyshen që të festojnë gjer në orët e para të mëngjesit në shoqëri të njëri-tjetrit.

Ishte Bebe që publikoi një video në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja shqiptare hedhin valle në ndejë private.

“Pjesa më e mirë e natës së kaluar ku po bëja miq të rinj dhe hedhja e valles në dhomën time të hotelit”, ka shkruar 27-vjeçarja.

Ndryshe, Bebe dhe Dua janë duke punuar ndaras në sjelljen e projekteve të reja muzikore.

 

View this post on Instagram

 

The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on