Bebe Rexha dhe Ava Max bëjnë shqiponjën

Nuk është i vogël tashmë numri i këngëtareve shqiptare të suksesshme jashtë vendit.

Ditë më parë, patëm rastin se si këngëtarja Rita Ora pati rastin të takojë shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max, gjatë prapaskenave të festivalit “Summertimeball 2019”.

Pas Ritës, Ava Max ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet edhe me artisten tjetër shumë të suksesshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha.

Ato janë takuar gjatë një koncerti të përbashkët në New York, teksa nuk kanë hezituar t’i japin një përqafim të ngrohtë njëra-tjetrës.

Në një moment, për të dëshmuar patriotizmin e tyre, ato të dyja bëjnë shqiponjën me duar, duke treguar kështu se krenohen me prejardhjen e tyre shqiptare.

Ka qenë Bebe Rexha ajo që ka ndarë me fansat disa fotografi nga ky takim në InstaStory, teksa të njëjtat më pas i ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Ava Max.