Bebe Rexha çdo herë me krenari tregon se nga vjen.

Bebe Rexha është këngëtarja me prejardhje shqiptare, e cila po vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare.

Ajo shumë herë ka folur për prejardhjen e saj publikisht, ndërsa së fundi filmoi nga vetura flamurin kombëtar shqiptar.

“Woww, sa bukur”, dëgjohej Bebe duke thënë në sfond.

Për ndryshe, “You Can’t Stop the Girl” titullohet kënga e fundit e Bebe Rexhës, që njëherësh është kolonë zanore e “Maleficent 2”.