Beatrixa me kërkesë të veçantë ndaj Donaldit: Dua të më trajtosh si një princeshë

Beatrixa mbrëmë u surprizua nga ‘Vëllai i Madh’, ku pa live performancën e vëllait të saj Albanit në Festivalin e Këngës në RTSH-së.

E pas kësaj ajo është kthyer sërish në shtëpinë e BBV-së.

Gjithashtu ajo ka vazhduar rutinën e saj në shtëpi.

Kohëve të fundit ajo është ‘llastuat’ dhe po i shtonë kërkesat e saj për Donaldin.

Duke qeshur ajo i ka numëruar dëshirat e saj që i kërkonte Donaldit të ia plotësonte.

Ajo gjithashtu e sqaroi se ka dëshirë të trajtohet si një princeshë, në anën tjetër Donaldi nuk ka folur fare vetëm e ka shikuar Beatrixën dhe ka lëvizur kokën në anën tjetër.

Beatrixa dhe Donaldi po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre brenda.