Beatrix refuzoi darkën me Donaldin për shkak të pushimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Javën e kaluar u komentua shumë mosprezenca e këngëtares, Beatrix Ramosaj në spektaklin e Big Brother VIP.

Ajo refuzoi të hynte në shtëpinë më të famshme shqiptare për të takuar partnerin e saj, Donald Veshaj i cili ende vazhdon të jetë banor në Big Brother VIP.

Nga ajo ditë Beatrixa është zhdukur nga rrjetet sociale duke mos ditur askush asgjë për të.

Ndërsa sot, pikërisht në ditën e të dashuruarve vajza e tezës së saj, këngëtarja Anxhelina Haderxhonaj ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku vërehet nga tatuazhi krahu i këngëtares Ramosaj.

Beatrixa ka udhëtuar me pushime së bashku më Anxhelinën, pikërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, e që ky pushim i duhej shumë Teixes pas gjendjes së saj jo të mirë emocionale që ajo e ka deklaruar që nga eliminimi i BBV.