Beatrix Ramosaj me imazhe të tjera atraktive nga pushimet në Spanjë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është kthyer sërish për pushime në Ibiza të Spanjës.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron afro 400 mijë ndjekës, nuk ngurron që të publikojë imazhe të ndryshme për fansat e saj, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Disa të tilla i ka publikuar së fundmi, e cila siç duket po kalon kohë mjaft të mirë nën shoqërinë e modeles shqiptare, Aurela Hoxha.

View this post on Instagram

Lost in Paradise ???

A post shared by ?????? ♥ (@beatrixramosaj) on

“E humbur në parajsë”, është përshkrimi që Ramosaj ia ka vënë imazhit të fundit, derisa në tjetrin shkruan, “Zot ruaj universin”.

Beatrix në plan të parë padyshim se ka vënë figurën e saj trupore, për të cilën admirohet dhe falë fizikut joshës ka mbledhur fansa të shumtë në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

god save the universe

A post shared by ?????? ♥ (@beatrixramosaj) on

“O mrekulli e zotit. Këtë foto me zmadhu me e venë ke dhoma që sa herë të zgjohem me më ec dita bukur”, ka shkruar këngëtarja shqiptare, në fotografinë e modeles së njohur, e cila duket e mrekullueshme në një pozë në rroba banje.

Bukuroshet duket se po argëtohen tejet shumë me njëra-tjetrën dhe se kanë një miqësi të shëndoshë tashmë e kanë dëshmuar.

Beatrix ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, ndërkohë që i fundit mbetet në bashkëpunim me vëllanë e saj, Albanin, e quajtur “Get High”.

loading…