Beatrix pranoi se e ka gjoksin operacion, Beniada: Nuk ja kanë bërë mirë

Disa ditë më parë, banorët e shtëpisë Big Brother VIP kishin diskutuar mbi operacionet plastike.

Në bisedë e sipër, këngëtarja Beatrix Ramosaj kishte pranuar se ka zmadhuar gjoksin me operacion.

Këtë diskutim si duket nuk e kanë harruar vajzat e shtëpisë.

Në një bisedë mes Beniadës, Antonelës dhe Monikës, temë diskutimi u bë deklarata e Beatrix.

Beniada tha se operacionin ia kanë bërë keq.

“Trixa e ka bërë gjoksin po nuk ja kanë bërë mirë të shkretës. Nuk ja kanë bërë mirë. Ka siklet, unë e shikoj” ka thënë ajo.

Me të u dakordua Antonela e cila tha se i ka lënë shumë hapësirë në mes gjoksit. /Indeksonline/