Beatrix edhe një herë tregon mbështetjen për Donaldin

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po merr pjesë në natën finale të Big Brother VIP që po mbahet sonte (18 shkurt).

Kur ka mbetur edhe pak kohë deri në shpalljen e fituesit të këtij edicioni të BB VIP, Beatrix ka treguar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj dhe finalistin, Donald Veshaj.Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja postoi një foto ku shihet në krahët e aktorit, ndërsa i bëri një dedikim.

“Ti ke lindur fitues, nuk mund të jem më krenare se kaq më ty”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.