BE

BE uron Shqipërinë: Jemi në mbështetjen tuaj për hapat drejt Unionit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë në 111-vjetorin e Pavarësisë, duke shprehur se vendet e unonit do të gjenden gjithnjë në mbështetjen e integrimit evropian të vendit.

Përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter, delegacioni i BE-së ka publikuar një foto-urim për Shqipërinë.

“Ndërsa vendi po përparon në një fazë vendimtare në rrugën e tij të integrimit në BE, ne jemi të vendosur fort ta mbështesim atë në çdo hap të rrugës!”, shkruhet në njoftim.