BE: Të enjten takohet grupi punues për targat

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten, më 21 tetor do të zhvillohet takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi i parë i grupit punues për targat e veturave me ekspertët nga të dyja palët do të zhvillohet më 21 tetor. Grupi punues ka për qëllim që të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë më 30 shtator, palë u dakorduan ndër tjera të formohet grupi punues që brenda gjashtë muajve do të prezantojë gjetjet dhe një zgjidhje të përhershme të çështjes së targave.

Edhe në marrëveshjen e arritur në shtator, ishte konfirmuar se takimi i parë i grupit punues do të jetë më 21 tetor në Bruksel.