Emigracioni

BE-Shqipëri, pakt për kontrollin e kufijve dhe emigracionit

Bashkimi Europian nënshkroi sot një marrëveshje me Shqipërinë që lejon oficerët europianë të kontrollit të kufijve të hyjnë në vendin tonë për të ndihmuar në kontrollin e fluksit të emigrantëve, duke shënuar kështu të parën herë që blloku europian arrin një akord të këtij lloji.

Sipas deklaratës së lëshuar nga selia e BE-së në Bruksel, këtë të premte, marrëveshja synon “luftimin e emigracionit të parregullt, veçanërisht ndryshimin e papritur të flukseve të emigrantëve, apo edhe krimet ndërkufitare”.

Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian, por është kthyer në një korridor të preferuar për emigrantët që synojnë të shkojnë drejt Europës veriore, nga Greqia dhe Bullgaria, që kur Serbia forcoi kontrollet kufitare.

Rojet bregdetare europiane mund të hyjnë në Shqipëri, tashmë që Tirana zyrtare ra dakord, dhe do të jetë të armatosur. Ata nuk mund të operojnë sipas ligjeve shqiptare dhe nuk mund të kontrollohen apo hetohen.

Komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos tha se akordi është një “moment historik në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së për menaxhimin e kufijve”.