Bashkimi Evropian ka thënë që Lajçak pret që qeveria e re të angazhohet menjëherë me dialogun.

Ka një javë si shef qeverie.

Por, në ditë e para të punës së tij, Albin Kurti është fokusuar në shëndetësi.

Në kuadër të këtij angazhimi ai ishte i pari që u vaksinua edhe me vaksinën anti-covid, Astra-Zeneca.

Por, Kurti në agjendë nuk e ka dialogun.

Madje këtë çështje se ka as prioritet.

Në Qeverinë e Kosovës i kanë thënë televizionit që kryeministri nuk ka ndryshuar qëndrim për bisedimet me Serbinë, ato vazhdojnë të jenë në prioritetin e katërt.

Po ashtu në Zyra e Kryeministrit i ka thënë televizionit që Kurti është duke shqyrtuar çdo dokument të lënë nga qeveria e kaluar, sipas prioriteteve të tij, duke përfshirë këtu edhe ato në lidhje me dialogun.

Por, Bashkimi Evopian po kërkon nga shefi i qeverisë që të angazhohet sa më shpejt në dialog.

Mirëpo ata presin që fillimisht të zgjidhet presidenti e më pastaj të nis puna për bisedimet me Serbinë.

E në shoqërinë civile po konsiderojnë që Kurti mund të vendos më lartë së numrin katër në prioritete dialogun.

E sipas Demhasaj Kurti nuk ka përse të brengoset për çështjen e asociacionit, sepse kjo e fundit është temë e kryer.

Kurti edhe gjatë fushatës disa herë e ka bërë të ditur që nuk do e ketë në prioritetet e para dialogun me Serbinë.