Bruksel

BE po përgatit fazën intensive të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë

Spekulohet në Bruksel se një takim i ri në nivelin më të lartë mund të vijë në fund të javës.
Bashkimi Evropian po punon intensivisht në organizimin e një raundi të ri të dialogut Beograd-Prishtinë në nivel më të lartë midis presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim evropian.

Kështu e fillon artikullin agjencia e lajmeve Tanjug duke u thirrur në burimet e veta diplomatike në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Jo zyrtarisht, spekulohet në Bruksel se një takim i ri në nivelin më të lartë mund të vijë në fund të javës, por tani për tani nuk ka konfirmime konkrete.

Burimet diplomatike i kanë thënë medies në fjalë se “faza intensive” e diskutimeve të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm me “të dyja palët në dialog”, e cila, siç theksohet në Bruksel, nuk bëhet domosdoshmërish “përpara kamerave”.

Burime evropiane vlerësojnë se kreu i diplomacisë evropiane, Frederika Mogerini, nuk dëshiron të mbledhë një takim në kuadër të një dialogu mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës derisa të jetë e sigurtë se do të arrihet një “rezultat konkret”, ai, domethënë, përparim drejt një marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht.

Sipas të njëjtave burimeve nga Brukseli, kjo marrëveshje duhet të përfshijë të gjitha pyetjet e hapura dhe gjithçka që nuk është zbatuar deri më tani, dhe është rënë dakord midis të dy palëve.

Ata gjithashtu besojnë se “nuk ka shumë kohë” në Bruksel për të arritur një marrëveshje mbi një normalizim gjithëpërfshirës midis Beogradit dhe Prishtinës.

Anëtarët e BE-së janë aktualisht në procesin e vendosjes për numrin e kapitujve që Serbia mund të hapë deri në fund të këtij viti.

Për këtë vendim, raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 është i rëndësishëm, si dhe raporti gojor i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm për përparimin e fundit në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.