BE

BE mirëpret miratimin e organizimit të ri të MASH’it, përgëzon ministrin Bytyqi

Bashkimi Europian ka mirëpritur miratimin e organizimit të ri të MASHT’it dhe për këtë e ka përgëzuar ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Bashkimi Europian shpreson që reforma të vazhdojë dhe të sjellë rezultate.

“BE mirëpret miratimin e organizimit të ri të MASHT-it dhe përgëzon Ministrin Shyqyri Bytyqi për vendimin e tij të shpejtë për ta zbatuar atë. Shpreson që reforma të vazhdojë dhe të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar vonesa të mëtejshme në përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, shkruan faqja në Twitter.