BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftës

Vendet e BE-së kanë rënë dakort për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Sipas diplomatëve të BE do të vendose një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizeli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji dhe produkte më të lira si vaji për ngrohje.

Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela. Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituanua dhe Estonia kishin kërkuar çmime edhe më të ulta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G-7 dhe Australia kanë rënë dakord./Tiranapost.al/