BE kërkon nga Britania të mbarojë punët
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i kërkoi sot kryeministres britanike, Theresa May, që “t’i futet punës” për të mbyllur negociatat për Brexit. Kërkesa u bë një ditë pas mbylljes së kongresit të partisë së saj në Britani të Madhe, transmeton ballkani.info.
“Kam qenë vetë kryetar partie për 15 vite dhe i njoh rregullat e politikës së partive, por tani që konferenca e Partisë Konservatore ka përfunduar, ne duhet t’i futemi punës”, theksoi Tusk.
Deklarata e tij u bë në përfundim të një takimi me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar në Bruksel.