BE-ja vendos që mos të ndryshohet llogaritja e kohës, mbetet ora verore dhe ajo dimërore

Ministrat e Tregtisë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë vendosur që të shtyhet heqja e ndërrimit të orës dy herë në vit deri në vitin 2021.

Kështu ka deklaruar ministri kroat i detit, tregtisë dhe infrastrukturës, Oleg Butkoviq.

Butkoviq ka thënë se ministrat e vendeve anëtare të BE-së e kanë mbështetur propozimin e Austrisë si kryesuese e BE-së që të shtyhet ndryshimi dhe se deri në vitin 2021 nuk do të ketë vendim përfundimtar, transmeton Ballkani.info.

Komisioni Evropian kanë propozuar se që nga viti i ardhshëm të mos ketë më ndryshim të akrepave të orës, derisa vendeve anëtare u është lënë që të vendosin nëse do ta mbajnë kohën verore ose atë dimërore të llogaritjes së kohës.

Në anketën e Komisionit Evropian më 4.6 milionë pjesëmarrës, shumica kanë qenë që të hiqet ndryshimi i kohë dy herë në vit. /Ballkani.info/