BE-ja tregon nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ndikojnë në dialogun Kosovë-Serbi

Zgjedhjet në Kosovë nuk do të bëjnë problem për vazhdim të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se puna për dialogun Kosovë-Serbi është duke vazhduar.

Madje, i pyetur si do të ndikojë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të planifikuara për gjysmën e parë të 2021, në procesin e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit, Brukseli vuri në dukje se puna për dialogun vazhdon.

“Ne do t’i shpallim takimet e ardhshme kur të vijë koha,” shtoi Stano.

Pas raundit të fundit të bisedimeve në nivel të ekspertëve midis Kosovës dhe Serbisë më 10 dhjetor, të dyja delegacionet njoftuan takimin e ardhshëm në nivelin teknik për fillimin e janarit në Bruksel.

Dialogu ka vazhduar me intensitet të ulët pasi që Serbia ka insistuar që si temë diskutimi të jetë edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.