BE-ja miraton ligjin për ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimshe

Deputetët e Bashkimit Evropian miratuan sot ndalimin e produkteve plastike njëpërdorimshe, që përbën një problem në rritje për oqeanet.

“Europa tani ka një model legjislativ për të mbrojtur dhe ta promovuar në nivel ndërkombëtar, duke pasur parasysh natyrën globale të kësaj çështje në lidhje me ndotjen që shkakton plastika në det”, tha deputeti i grupit ALDE, Frederique Ries nga Belgjika.

“Kjo është thelbësore për planetin”, theksoi ai.

Në praktikë, kjo rregullore do të prekë produkte plastike si thika, pirunj, mbajtëse ushqimi, dhe pipat.