BE-ja gjobit markat e njohura gjermane të veturave

Bashkimi Evropian gjobiti markat e njohura të makinave, Audi, BMW, Porsche dhe Volkswagen me më shumë se 1 miliarda dollarë për bashkëpunim për të kufizuar zhvillimin dhe përhapjen e sistemeve të shkarkimeve të pastra për ambientin.

Kompanitë gjermane të makinave ngadalësuan lansimin e teknologjisë që do të lejonte makina të jenë me ekologjike për ambientin.

Shefja e antitrustit të BE-sw, Margrethe Vestager, tha se edhe pse kompanitë kishin teknologjinë për të ulur emetimet e dëmshme përtej kufijve ligjorë, ata shmangën konkurrencën dhe u mohuan konsumatorëve mundësinë për të blerë makina më pak ndotëse.

“Fabrikat konkurrojnë me njëra-tjetrën gjithashtu kur bëhet fjalë për uljen e emetimeve të karbonit nga makinat,” tha zonja Vestager.

Daimler shpëtoi nga gjoba pasi i zbuloi skemën Komisionit Evropian.

Daimler  është një korporatë automobilistike shumëkombëshe me seli në Stuttgart, dhe është një nga prodhuesit kryesorë në botë të makinave dhe kamionëve, raporton The Economist.