BE-ja fillon veprimet ligjore kundër “AstraZeneca” lidhur me vonesat e shpërndarjes së vaksinave

Bashkimi Evropian ka filluar veprime ligjore kundër gjigandit farmaceutik “AstraZeneca” për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin me vaksina anti-COVID dhe për të mos pasur një plan “të besueshëm” për të siguruar shpërndarje në kohë, ka thënë Komisioni Evropian të hënën.

Të 27 vendet anëtare të BE e kanë mbështetur vendimi.

Sipas kontratës, “AstraZeneca” ishte zotuar të bënte “përpjekjet e saj më të mira” për të shpërndarë 180 milionë doza vaksinash në BE në tremujorin e dytë të këtij viti, për një total prej 300 milionë në periudhën nga dhjetori në qershor.

Por kompania ka thënë në një deklaratë më 12 mars se do të synonte të jepte vetëm një të tretën e kësaj. Një javë pas kësaj, Komisioni i BE-së i dërgoi një letër ligjore kompanisë në hapin e parë të një procedure zyrtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përmes Twitterit shkroi: “Vaksinimi na ka ndihmuar në mposhtjen e shumë sëmundjeve. Mund të jetë rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia [Covid-19]. Sot, në fillim të Javës Evropiane të Imunizimit, kemi arritur 129 milionë vaksina në BE. Do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të rriturve në korrik”.