BE

BE-ja e paralizuar nga Hungaria dhe Sllovakia për Gjeorgjinë

Shtetet anëtare të BE-së duhet të reagojnë tani. Por dy qeveritë pro-ruse – Hungaria dhe Sllovakia – po bllokojnë tekstin e një deklarate të përbashkët të Bashkimit Evropian, lidhur me situatën e krijuar në Gjeorgji, për një ligj tejet të diskutuar, i cili etiketohet si kthim pas në rrjedhën pro-ruse të vedit.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, të pezullojë statusin e vendit kandidat të Gjeorgjisë dhe të vendosë sanksione të synuara ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë projektligj, i cili pason legjislacionin e miratuar nga Rusia për të eliminuar mediat e pavarura dhe për të përdhosur “opozitën”.

Viktor Orban dhe Robert Fico kanë të drejtën e vetos edhe për këtë.

Ligji do t’u kërkojë organizatave që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të kualifikohen si “organizata që u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj”.

Administrata amerikane tha se ishte shumë e shqetësuar për “kthimin demokratik në Gjeorgji”, tha Jake Sullivan, këshilltar për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, është zotuar të vërë veton ndaj ligjit. Nuk mund të përjashtohet ndërkaq as një ndërhyrje nga Moska.