Bashkimi Evropian

BE-ja do t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse

Bashkimi Evropian është rrugës për t’i dhënë fund varësisë nga karburantet fosile ruse, tha Komisioni Evropian.

Në një raport të botuar të martën, Brukseli tha se BE-ja pret që importet e gazit rus të bien në 40-45 miliardë metra kub këtë vit, krahasuar me 155 bcm në 2021, një vit para luftës në Ukrainë.

BE-ja e përbërë nga 27 vendeve ka sanksionuar qymyrin rus dhe importet e naftës nga deti, shkruan The Independent.

“Efektet më të këqija të krizës mund të jenë tani pas nesh, por nuk ka vend për vetëkënaqësi”, tha Komisioni.