BE-ja do të aplikojë metodologji të re për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka njoftuar se Këshilli i Evropës sot është pajtuar që të ketë metodologji të re anëtarësimi për Serbinë dhe Malin e Zi.

Ajo tha se pa institucione bazike dhe rend e ligj nuk mund të ketë perspektivë kredibile për anëtarësim.

“Metodologji e re e zgjerimit do të aplikohet për Serbinë dhe Malin e Zi, siç është pajtuar Këshilli i BE-së tani. Kjo me të vërtetë mund t’i vë në fokus fondamentet e negociatave. Pa institucione demokratike bazike dhe rend e ligj nuk do të ketë perspektivë kredibile për anëtarësim”, ka shkruar ajo në Twitter.