BE-ja deklarohet me rastin e miratimit të platformës për dialog nga Kosova, i jep goditje Serbisë

Bashkimi Evropian i ka dhënë goditje të madhe Serbisë pasi që kjo e fundit reagoi ashpër pas miratimit dje të platformës dhe ligjit nga Kuvendi i Kosovës për dialog me Serbinë.

“Bashkimi Evropian nuk i komentohet qëndrimet e palëve në dialogun Prishtinë-Beograd dhe kërkon që autoritetet në Prishtinë ta heqin taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

Sipas saj, heqja e taksës do të mundësonte vazhdimin e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes gjithë përfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ballkani.info.

Ky ka qenë komenti i vetëm në kërkesën e gazetarëve se a e konsideron BE-ja goditje dhe ndërprerje të dialogut ligjin dhe platformën që e ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

Sipas platformës, qëllimi i vetëm i dialogut është pranimi i Kosovës nga Serbia, heqja e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe Asociacioni i komunëve me shumicë serbe nuk mund të ketë kompetenca e ekzekutive.

“Si ndërmjetës, Bashkimi Evropian nuk komenton qëndrimet e palëve të caktuara në dialog dhe vetëm me bisedime mund të arrihet marrëveshja e cila është në interes të qytetarëve kosovarë dhe serbë”, ka thënë Kocijançiq. /Ballkani.info/