Josep Borrell

BE dënon sulmin e Iranit: Përshkallëzim i paprecedentë


Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se Bashkimi Europian dënon fuqishëm sulmin e Iranit kundër Izraelit.

“BE-ja dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit. Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”.


Edhe Britania e Madhe pak më herët dënoi sulmin e Iranit, duke thënë se do të mbrojë Izraelin dhe partnerët rajonalë.