BE brengoset për prezencën në rritje të Kinës në Ballkan

Johanes Han ka thënë se ndërtimi i termocentraleve, autostradave dhe urave në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor është duke u financuar me paratë kineze.

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Johanes Han ka thënë se ndërtimi i termocentraleve, autostradave dhe urave në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor është duke u financuar me paratë kineze.

Angazhimi ekonomik i Kinës në hapësirën e Ballkanit paraqet shqetësim të madh për Bashkimin Evropian, sipas Han.

Kina tashmë një kohë të gjatë paraqitet si shteti e cila merret vetëm me interesin e saj, ka thënë Han.

“Rasti është ndryshe”, u shpreh ai, duke theksuar se Pekini dëshiron ta krijojë modelin e tij nacional, transmeton lajmi.net.

Zgjedhja është mes demokracisë evropiane dhe kapitalizmit tregtar, nga njëra anë, dhe diktaturës dhe kapitalizmit të shfrenuar, nga ana tjetër, shtoi ai. Han ka bërë thirrje që BE-ja të gjejë përgjigje adekuate për sfidën nga Kina.

“Do të mund ta analizonim blerjen e kompanive të rëndësishme nga Kina”, tha ai.

Han ka përsëritur qëndrimin se politika e jashtme e BE-së duhet të jetë më e shpejtë dhe e përshtatshme në mënyrë që njëzëri të merren vendime në lidhje me marrëdhëniet e jashtme, me ndihmën e shumicës së votave të anëtarëve. “Ky është një parakusht në nivelin global”, përfundoi ai.