BE apo SHBA, kush është përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi?

SHBA po i detyron Kosovën dhe Serbinë të bëjnë një marrëveshje paqeje, pas më shumë se një vit nga mbajtja e bisedimeve të fundit të udhëhequra nga BE. Në një hap të ri, personalitete të larta amerikane kërcënuan të nxirrnin trupat amerikane nga Kosova nëse nuk bën lëshime.

“Tani, me përparimin historik në pamje, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të heqë të gjitha obligimet e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, tha David Perdue, një senator republikan i SHBA, në Twitter të martën. Rand Paul, një tjetër senator republikan, gjithashtu ka cicëruar: “Unë e inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe të re dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi”.

Komenti i Perdue u rishpërnda nga Richard Grenell, një i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar alarmin në Kosovë. Djali i presidentit amerikan, biznesmeni 42-vjeçar Donald Trump Jr., gjithashtu ripostoi komentin e Perdue, duke shtuar: “Ka 650 trupa amerikane në Kosovë. Koha për t’i çuar ata në shtëpi”. Referenca e Perdueut për “heqjen e detyrave” vjen pasi Kosova vendosi një taksë ndaj importeve serbe në vitin 2018 sepse Serbia bllokoi njohjen e saj nga organet ndërkombëtare. 650 trupat amerikane janë kontingjenti më i madh nga 3.526 ushtarë në një forcë paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

“Nato mbetet plotësisht e angazhuar në misionin tonë të KFOR-it në Kosovë, i cili vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, i tha një zyrtari NATO-s, ‘EUobserver’, në reagim ndaj tweet-ve të ShBA-s. Presioni amerikan vjen pasi bisedimet e udhëhequra nga BE mes Kosovës dhe Serbisë për “normalizimin e marrëdhënieve” ngecën në nëntor 2018. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndonjëherë fërkonin supet në ngjarje ndërkombëtare, siç është Konferenca e Sigurisë e Mynihut. Por negociatat zyrtare të drejtuara nga BE nuk rifilluan kurrë, edhe pse shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE Josep Borrell e kërkoi atë në Prishtinë dhe Beograd në janar. Në të njëjtën kohë, Grenell arriti të organizojë bisedime midis Thaçit dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë më 3 Mars. “Amerika më në fund ka marrë përsipër dialogun midis Kosovës dhe Serbisë [nga BE]”, tha Thaçi në Uashington. Grenell, i cili gjithashtu është edhe ambasador i SHBA-s në Gjermani dhe drejtor i përkohshëm i inteligjencës kombëtare të SHBA-s, ka refuzuar të komentojë nëse Thaçi ka të drejtë, kur është kontaktuar nga ‘EUobserver’.

Ripostimi i tweet-it të Perdue, nuk duhet të shihet si një kërcënim për të tërhequr trupat amerikane nga Kosova, i ka thënë Grenell kësaj ueb-faqeje. Dhe raportimet e fundit nga gazeta kosovare ‘Bota Sot’, se një draft marrëveshje amerikane përfshinë edhe shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk doli i vërtetë, konfirmoi Grenell. “Natyrisht se jo”, ishte përgjigjja e një zëdhënësi të BE-s për politikë të jashtme, kur është pyetur rreth deklaratave të Thaçit se SHBA-ja po merr përsipër procesin e paqes. BE-ja ka mirëpritur angazhimin amerikan, ka deklaruar ky zëdhënës. “Mirëpo, BE-ja është i vetmi ndërmjetësues ndërkombëtarë në dialogun Prishtinë-Beograd. Askush tjetër nuk e organizon këtë”, ka shtuar zëdhënësi, duke cituar një mandat të OKB-s për diplomacinë evropiane. “Bisedimet mes liderëve nga Kosova dhe Serbia që kanë mundur të zhvillohen në SHBA, nuk ishin pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka deklaruar zëdhënësi.

“Gjithashtu, NATO mbështet në tërësi vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar një zyrtar i NATO-s. Disa burime të BE-s besojnë se Shtëpia e Bardhë ka shtyrë për një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse kjo vjen me koston e mandatit të OKB-s. Mirëpo, pa marrë parasysh se kush është përgjegjës për bisedime, shërbimi i BE-s për politikë të jashtme, ka dhënë një qashe më të butë se sa SHBA. “Ne nuk mund t’i detyrojmë ata (Thaçin dhe Vuçiçin), që të ulen në një tavolinë nëse ata nuk duan”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-s, shkruan më tej Zeri.info.

Shkëmbimi i territoreve

Bisedimet për një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë në të kaluarën ka nxitur reagime të ashpra nga Gjermania, e cila ka paralajmëruar se ndryshimi i kufijve vetëm 20 vite pas luftërave në Ballkanin Perëndimor, mund ta destabilizojnë rajonin. Dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, gjithashtu është munduar ta kap iniciativën, duke ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Berlin javën e ardhshme. Ndërkohë, formula diplomatike e SHBA-s, është se varet nga të dyja palët, Prishtinës dhe Beogradit, që të vendosin për territoret, duke lënë të hapur derën për opsionin e shkëmbimit të territoreve. Mirëpo, nëse SHBA-ja apo shërbimi për politikë të jashtme i BE-s janë përgjegjës për dialogun, ky opsion duket të jetë në tavolinë për të dyja variantet.

Kur është pyetur nëse shërbimi për politikë të jashtme i BE-s e ka mbështetur idenë, zëdhënësi i BE-s është përgjigjur: “Objektivi këtu është normalizimi i plotë i marrëdhënieve përmes një marrëveshjeje ligjore të detyrueshme. Përmbajtja, shtrirja, natyra dhe shtrirja e një marrëveshje të tillë, do të përcaktohet nga dy aktorët kryesor, Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai.