BBC publikon hartën e përditësuar: Ja zonat e pushtuara nga rusët, ku po luftohet

Ndërsa trupat ruse hyjnë në Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, sulmet po vazhdojnë gjithashtu rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Imazhet e shpërndara në internet treguan flakë dhe tym pasi sulmet me raketa ruse goditën pranë qytetit gjatë natës, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Një goditje i vuri flakën një terminali nafte në qytetin Vasylkiv, në jug-perëndim të kryeqytetit.

“Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka,” tha kryebashkiaku i qytetit, Natalia Balasinovich.

Autoritetet në Kiev kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë brenda deri të hënën në mëngjes.

Të gjithë ata që dalin jashtë “do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit të armikut”, paralajmëruan ata.

Mijëra njerëz kanë fjetur në strehimoret e bombave dhe stacionet e metrosë, ndërsa të tjerë kanë marrë armët e shpërndara nga autoritetet për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit./Demokracia.com/