Baza ushatarake e FSK-së në Mitrovicë, Petkoviq: E rrezikshme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq tha sot se njoftimi për ndërtimin e bazës më të madhe të FSK-së në Mitrovicë, është po aq i rrezikshëm sa kur u formua Ushtria e Kosovës.

“Ne e kuptuam mesazhin për ndërtimin e asaj baze, ne thjesht u kërkojmë atyre që të mos kërcënojnë serbët, sepse ky është viti 2021.

Serbia do të mbrojë njerëzit e saj, nuk kërcënon askënd, është për paqe, për dialog” i tha Petkoviç Tanjug.