Bayerni përdor formulën e Jamesit për të transferuar Coutinhon

Gjiganti i Gjermanisë, Bayern Munich, ka shprehur gatishmërinë për të huazuar Philippe Coutinho, nga Barcelona.

Ditëve të fundit kanë lindur zëra që dërgojnë brazilianin Coutinho tek skuadra e Bayernit, duke krijuar një udhëkryq të ri për të ardhmen e ish anëtarit të Liverpool.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Bayerni ka shprehur dëshirën për të nisur negociatat me Barcelonën për shërbimet e brazilianit, por ata janë të interesuar vetëm për huazimin e lojtarit.

Barca ka ofruar Coutinho tek kampionët e Bundesliga, pasi janë të interesuar të balancojnë të hyrat dhe të dalat në merkato.

Opsioni ideal i propozuar nga Bayerni është huazimi i lojtarit për dy vite, me mundësi blerje, i ngjashëm me marrëveshjen që kishin arritur për James Rodriguez, por Barcelona nuk pëlqen një ofertë të tillë.

Bayerni ka akoma kohë që të përmirësojnë ofertën, por duhet kenë kujdes nga PSG, të cilët mbeten të interesuar për Philippe Coutinho, që mund të jetë pjesë e marrëveshjes për Neymar.

loading…