Bayern Munich pranë transferimit të mesfushorit të RB Leipzig

Bayern Munchen nuk ka bërë një merkato si të klubeve të Premier League, por gjithmonë është gati të shfrytëzojë mundësitë e tregut dhe të marrë yje, kryesisht të Bundesligas, me çmim okazion.

Kështu do ndodhë edhe me Marcel Sabitzer. Mesfushorit i skadon kontrata vitin e ardhshëm me Leipzig dhe klubi është gati ta lërë të largohet që në këtë verë.

Bayern Munchen i duhen vetëm 10 milionë euro për të blerë austriakun, që është një nga më të mirët në Gjermani në rolin e tij.

Nga ana tjetër bavarezët po monitorojnë edhe Jonas Hofmann të Borussia MGladbach.

Ndërkohë, pas rinovimit të Joshua Kimmich, parapaskena të reja dalin në pah. Gazetari i njohur, Christian Falk, zbulon se Manchester United ishte klubi më i interesuar për Kimmich dhe u mundua ta bindë deri në momentin e fundit, pa ia arritur qëllimit.