Bayern Munich

Bayern me dramë fiton grupin E

Një ndër ndeshjet më të mira në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve ishte padyshim kjo në mes të Ajaxit dhe Bayernit. Një ndeshje e hapur, më shumë mundësi shënimi nga të dyja skuadrat, që në fund përfundoi me barazim.

Bayern ka fituar grupin E pas një ndeshje kundër Ajax ku u shënuan plot gjashtë gola, njëra nder ndeshjet më dramatike që janë parë në Ligën e Kampionëve.

Gjashtë gola, dy kartona të kuq, shumë tension dhe një garë që tregonte shpirtin luftarak të Ajaxit të dikurshëm të viteve 80’të kur e fitonte Ligën e Kampionëve.

Ndeshja ishte e një ritmi shumë të lartë me të dyja skuadrat të cilat kërkonin golin që në fillim të ndeshjes.

Të parin e arritën gjermanët me Leëandoëskin që shënoi në minutën e 13 me anë të Lewandowskit, ku ai mori një super pasim nga Gnabry. Ky i fundit pati edhe mundësinë e parë për të shënuar por që goditja e tij u prit nga portieri i Ajaxit.

Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Por, pjesa e dytë ishte tërësisht një pjesë tjetër.

Ishte Ajaxi që bënte presion dhe arriti që të barazoi në minutën e 61’të me anë të Dusan Tadic pas një superaksioni të vendasve.

Gjërat dhe tensioni bëri që në minutën e 67-të me karton direkt të kuq të ndëshkohet Maximilian Ëoeber, ndërkaq në minutën 75 me karton direkt të kuq ndëshkohet edhe Thomas Muller.

Këtu fillon edhe drama. Në minutën e 81-të, Boateng shkakton penallti në Dollberg, të cilën në gol e shndërron Dusan Tadic në minutën e 82-të.

Mysafirët nuk dorëzohen dhe barazojnë rezultatin me Roben Lewandowskin në minutën e 87-të.

Bayern kalon në epërsi pas 3 minutave, kësaj radhe është Coman i saporikthyer nga lëndimi në minutën e 90-të.

Holandezët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në minutën e 4 shtesë të takimit.

Por, ky rezultat i konvenonte Bayernit të cilët e fitojnë grupin E në vendin e parë më 14 pikë, Ajax është në të dytin më 11 pikë, Benfica në të tretin më 7 pikë kurse në fund është AEK i Athinës më zero pikë.