Batusha: I vetmi koalicion i VV-së është me qyetarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se i vetmi koalicion i sigurt në këto zgjedhje do jetë koalicioni me qytetarët e Republikës.

Ai ka theksuar se ndryshimi po vjen, e kësaj radhe i vulosur me shumicën parlamentare për LV.

Batusha thotë se partitë tjera të vetmin hall e kanë pragun dhe garën për vend të dytë.

Postimi i tij i plotë:

I vetmi koalicion i sigurt në këto zgjedhje do jetë koalicioni me qytetarët e Republikës.

Subjekte politike të stërvjetëruara te cilat të vetmin hall e kanë pragun dhe garën për vend të dytë, mund të vetkënaqen me idenë se edhe kësaj radhe gënjeshtrat do ju përkthehen në vota. Jemi në situatë tjetër. Kemi një standard të ri në politikë: veprimet konsistente dhe e vërteta do peshohet. Qytetari është vetëdijësuar.

Ndryshimi po vjen. Kësaj radhe i vulosur me shumicën parlamentare për LV!