Baton Haxhiu: VV-ja i merr (veç) 37-38 përqind, PDK 24%…

Gazetari Baton Haxhiu, ka dhënë prognozën e tij për zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt.

Haxhiu e ka vendosur VV’në të parën e PDK’në të dytën, shkruan Express.

“Unë besoj që VV’ja është e para. Nuk mund ta përkthej në mandate, sepse nuk e dimë nëse Nisma psh. do ta kalojë pragun”, është shprehur Haxhiu.  

“37-38% Vetëvendosje. PDK’ja e dyta me 24%. LDK’ja do të jetë 20%+, AAK-ja 8 për qind. Për Nismën nuk mund të flas”, ka thënë Haxhiu në T7.

Sipas Haxhiut brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy palë zgjedhje të reja.

“Brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy parë zgjedhje të reja. Kjo sepse nuk besoj se mund të zgjedhet presidenti në afatin e caktuar. E përfaqësues i tij do të jetë kryetari i Kuvendit”, është shprehur Haxhiu.

“Asnjë shancë nuk ka që Kurti ta zgjedhë Osmanin president”, shtoi Haxhiu.