Baton Haxhiu: Ramush Haradinaj i ndihmoi VV-së për arritjen e pushtetit

Gazetari, Baton Haxhiu ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë tri detyra kryesore gjatë jetës së tij politike, njëra ndër to, sipas tij është ndihmesën që ia bëri Vetëvendosjes për ta arritur pushtetin.

Përmes një shkrimi, Haxhiu tha se Haradinaj pas ndihmës që i bëri VV-së për të arritur rrugën e pushtetit, ai shkatërroi moralin publik të qeverisjes, atë për çka ishte thirrur ta ndërtonte.

“Ai, bëri tri detyra kryesore gjatë jetës së tij politike: ndihmoi Vetëvendosjen, me vetëdije të plotë, kryesisht, si pjesë militante e saj dhe në momente ishte si një dorë e armatosur, në pritje, kundër pushtetit; i dha asaj krahët e guximit dhe i dhuroi rrugën e pushtetit; dhe në fund shkatërroi atë për çka ishte thirrur ta ndërtonte –  moralin publik të qeverisjes”, tha Haxhiu.

Tutje në shkrimin e tij tha se Hardinaj bëri tre detyra që revolucionarët bëjnë: mori përsëipër të vras heronjtë, idealistët dhe së fundi edhe shkollarët.

“Ramushi ndihmoi shumë Albinin dhe Vetëvendosjen, sepse duke qene pjesë e një elitë revolucionare, qe si kuptohej djallëzia, bëri tre detyra që revolucionarët zakonisht bëjnë: Mori përsipër të vras heronjtë, idealistët dhe së fundi edhe shkollarët”.