Baton Haxhiu: Për t’i fituar VV 51%, duhet të zhduken partitë tjera

Baton Haxhiu ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai thotë se nëse VV do t’i fitonte mbi 51 për qind të votave, atëherë s’do të kishte parti të tjera.

“Slogani që e synon pushtetin e synon 51 për qindëshin dhe natyrisht edhe drejtimin politik. Është arrogant, por e ka një mbështetje prapa vetës’, tha Haxhiu.

“Janë dy momente. Momenti i parë është që Vetëvendosje i fiton mbi 51 për qind duhet të zhduken partitë si AAK’ja, AKR’ja, Nisma dhe të ketë një zbritje të LDK’së dhe PDK’së nën 20 për qind’, tha Haxhiu.

Nëse VV ka nën 51 për qind vazhdon status-quoja. Nëse LDK’ja e PDK’ja marrin mbi 20 deputetë atëher s’ka zgjedhje të presidentit, do të ketë zgjedhje në tetor-nëntor se s’do të mund të zgjedhin presidentin. Konsideroj se Kosova hyn në një vijë të gjatë të status-quos’, thotë Haxhiu.

“Dominimi i Vetëvendosjes është i padobishëm sepse është parti e kushtëzuar për të shtrirë pushtetin do të orientohet në skandale të brendshme dhe fryma nën 50 për qind e ndalë edhe rrugëtimin dhe diskursin e Vetëvendosjes të shtrihet veç në Kosovë duke mos u shtrirë në Shqipëri. Kjo është ajo çfarë lexoj unë për momentin se çka do të ndodh me plus 51 dhe nën 51’, theksoi ai.

“Status-quoja është e sigurt nëse dy partitë e mëdha kalojnë 20 për qindëshin”, theksoi Haxhiu.