Baton Haxhiu për Albin Kurti: Arrogant dhe ndërgjegje të tepruar nga një lide

Publicist Baton Haxhiu, ka deklaruar se kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tani ka mundësi të shikon nga opozita vetëm dy gjëra teksa ndodhin në Kosovë.

Haxhiu po thotë se Albin Kurti tani do të shikon nga opozita teksa hiqet taksa 100% dhe teksa formohet një Qeveri e re e Kosovës.

Ai tha se të dy këto gjëra do t’i ndjek me lehtësi dhe arrogancë e ndërgjegje të munguar të një lideri, sipas tij me një krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një vend me 2 milionë banor.

“Unë besoj që Albin Kurti do të jetë në opozitë dhe do t’i shikoj dy procese që do të ndodhin, formimin e një qeverie të re dhe dy, heqjen e taksës 100, të dy këto gjëra me lehtësi dhe arrogancë dhe me ndërgjegje të munguar të një lideri dhe një me krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një shteti të periferisë të botës me 2 milionë banorë që t’i kundërvihet panatyrshme një gjëje e cila është e  vogël me marrëdhënie politike”, tha Haxhiu në Zone e Debatit.

Kujtojmë se Haxhiu kishte paralajmëruar edhe më herët se Qeveria Kurti nuk mund të mbijeton për shkak të arrogancës së tepruar që ka.