Baton Haxhiu “nervozohet” me moderatorin e Pressing: Kjo është e pandershme

Publicisti Baton Haxhiu, punuesi i një sondazhi për zgjedhjet lokale, ka ngelur i zhgënjyer me moderatorin e emisionit Pressing, Leonard Kërquki, pas krahasimit të sondazhit të tij me sondazhet e tjera.

Haxhiu, ka thënë se është e pandershme që në studion televizive ku është publikuar sondazhi i tij, të publikohet edhe rezultatet e sondazheve të tjera.

“Është e pandershme për mua me ma vendos një tjetër sondazh, sepse për mua është e pandershme por edhe joprofesionale”, ka thënë ai.